MPB: “Ky person valviti flamurin e të ashtuquajtërës Shqipëri e Madhe, policia kërkon ta lajmëroni nëse e shihni”

Informim

Në lidhje me ngjarjen penalo-juridike të datës 11.08.2023 në Sheshin e Qytetit në Tetovë, për të cilën në ditët e kaluara ishin plasuaredhe dezinformata dhe spekulime të shumta, MPB-ja e informon opinionin se në fotografinë e siguruar nga ana e shërbimeve policore është personi i cili e valviti flamurin me të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”.

Kjo është edhe mënyra se si ti demantojmë lajmete rrejshme të publikuara se autorë i kësaj vepre është pjesëtar i MPB-së. Poashtu, i ftojmë të gjithë qytetarët se nëse e vërejnë këtë person, kanë ndonjë njohuri për të ose informatë të dobishme me të cilën mund të ndihmojnë në hetimin të cilin e udhëheqSPB Tetovë në koordinim me Prokurorinë Publike, menjëherë të informojnë në stacionin policor më të afërtë ose rastin ta paraqesin në numrat e telefonave 192 ose 112.