MPB: Konfiskohet heroinë me vlerë 200.000 euro (VIDEO)

Një 37 vjeçar privohet nga liria
MPB-ja njofton se të Premten në mbrëmje zyrtarë të Policisë Kriminale – Sektori për tregti të palejueshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në Shkup kanë privuar nga liria 37 vjecarin (A.O) nga Gostivari. Sipas policisë, tek ai janë gjetur rreth 5 kilogram heroinë me vlerë rreth 200.000 euro.

Gjatë kontrollit të cantës është gjetur heroina, e paketuar në 9 paketime. Gjësendet e gjetura janë konfiskuar, A.O është privuar nga liria dhe në Prokurorinë kompetente Publike Shkup do të ngritet kallëzim adekuat penal për veprën e kryer penale sipas Nenit 125.

MPB-ja thotë se do të vazhdojë me luftën e vazhdueshme kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë, për cka sic thuhet, dëshmojnë konfiskimet në vazhdimësi të drogës dhe arrestimi I personave që kryejnë këto vepra penale./KlanMacedonia/