Ministria e Punëve të Brendshme apelon te qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion për Mark Joris, 72 vjeç, shtetas belg i raportuar i zhdukur më 18 shtator 2024 nga Interpoli Bruksel dhe Ambasada e Belgjikës, të raportojnë në stacionin më të afërt të policisë ose në numrin e telefonit 112. Siç kemi njoftuar më parë, në MPB është raportuar se Mark Joris është zhdukur dhe sipas raportimit, ai kishte planifikuar një rrugë për ecje malore në rajonin Ohër – Strugë (Vevçan) – Dibër – komuna e Mavrovës dhe Rostushës dhe në veri drejt Shqipërisë. Me ndihmën e një droni është kryer kërkim dhe vëzhgim i terrenit, por personi ende nuk është gjetur, dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete të tjera për gjetjen e tij.