Policia ka arrestuar personin Gj.K (31) vjeçar i cili gjatë ditës së djeshme, vodhi nga zyrtari policor armën dhe gjuajti në drejtim të tij, duke e goditur me pesë plumba.
Paraprakisht, ai bashkë me tre persona fizikisht i kanë sulmuar tre policë, të cilët ishin duke kryer kontrolle.
Tre sulmuesit janë arrestuar dje në stacion policor.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet padi adekuate.