Në një prononcim, nga policia kanë konfirmuar vr*asjen për të cilën raportuam se ka ndodhur para pak çastesh në Çair. Zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski, tha se në SPB Shkup është denoncuar se ka pasur të shtëna ar*mësh në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në Shkup.
“Është den*oncuar se janë pl*agosur tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën si pasojë e pl*agëve të marra. Zyrtarët policorë janë nisur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit”, tha Agellovski. /SHENJA/