MPB jep detaje për vrasjen në Batincë të Shkupit: Nga vetura janë sulmuar më armë dy persona

MPB njofton se Më datë 1 korrik 2024 në orën 09:25 në Stacionin e Policisë të Shkupit është raportuar se në fshatin Batincë, afër Shkupit, dy persona me një mjet të udhëtimit tip “Mercedes” kishin qëlluar drejt një mjeti të udhëtimit tip “Ford” ku ishin A.B.I. (34 vjeç) dhe Z.I. (31 vjeç), të dy nga fshati Cërn Vrv.

Në vendngjarje, A.B.I. ka humbur jetën, ndërsa Z.I. është plagosur dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën e Urgjencës në Shkup. Policija e Rajonit të Shkupit në bashkëpunim me Seksionin për Operacione të Veçanta të Policisë dhe Seksionin për Aviacion janë duke ndërmarrë masa dhe veprime për të gjetur autorët dhe për të sqaruar rastin, sipas njoftimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.