MPB ka njoftua se sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa presidentja e Kosovës po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur iu kërkua të linte telefonin për të kaluar nëpër skaner, një person nga sigurimi i saj shtyu punonjësin e TAV-it, me qëllim që ajo të kalonte pa skanuar telefonin dhe bagazhin e dorës. Por, më pas bagazhi u kthye dhe kaloi nëpër skaner. Pas gjysmë ore, një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) erdhi me dy persona të tjerë (policë) dhe filloi të kërcënonte punonjësit e TAV-it dhe të kërkonte kush i kishte bërë problem presidentes. Gjatë kësaj, ai shtyu edhe një polic të punësuar në pikën kufitare. Menjëherë është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të bëhen njoftimet përkatëse.