Një person është plagosur dhe transportuar në Klinikën e Sëmundjeve të Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” pas të shtënave që ndodhën mbrëmë në Çair, konfirmuan nga MPB.
– Sot (02.12.2024), nga Klinika e Sëmundjeve të Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit”, është raportuar në SPB Shkup se është sjellë një person, J.H., nga Shkupi, i cili, sipas raportimit, është plagosur me armë zjarri në parkun e rrugës “Kemal Sejfula” në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, njoftoi MPB.