MPB jep detaje për aksidentin në Gostivar: Shoferi i kamionit 35-vjeçar ka përplasur për vdekje çiklistin 71-vjeçari

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim zyrtar për rastin e sotshëm në qytetin e Gostivarit ku një shofer kamioni ka përplasur për vdekje një biçiklist 71 vjeçar.

Sipas raportit thuhet se pas lëndimeve, 71 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa inspektim në vendngjarje ka kryer edhe Prokurori Publik.

Njoftimi i plotë:

Sot (12 tetor) rreth orës 17:00 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën ,,Maljardi” në Gostivar, një mjet ngarkues ,,Man” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga I.I (35) nga Gostivari, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga S.I. (71) nga Gostivari, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe menjëherë më pas i’u ka nënshtruar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë në vend. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i Emergjencave Mjekësore, ndërsa inspektimin në vendngjarje ka kryer ekipi i DPB Gostivar në bashkëveprim me Prokurorin Publik.