Sot në mëngjes u raportua për dy të vdekur në Lagjen Tophane në Shkup.
MPB bën të ditur se të vrarët janë të moshës 28 dhe 24 vjet të cilët janë gjetur të vdekur në automjet.
Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga pistoleta dhe pushka automatike, ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi i vrasjes.
“Është vërtetuar identiteti i të vrarëve A.b (28) dhe B.V (24), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.