MPB jep detaje për ngjarjen e rëndë në Strumicë ku një 60-vjeçar nga Veshalla e Tetovës ka ndërruar jetë gjatë punës me eskavator

Më 12.12.2024, rreth orës 11:30, në Stacionin Policor të Strumicës është raportuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një objekt në rrugën “Bratsvo -Edinstvo” në Strumicë, Z.B. (60) nga fshati Veshallë, Tetovë, ka rënë dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Një mjek nga Qendra Mjekësore e Strumicës ka konstatuar vdekjen, ndërsa inspektimin në vendin e ngjarjes e kanë kryer një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës, një inspektor nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe një ekip nga SPB Strumicë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.