MPB: Janë arrestuar 15 persona, brenda tyre edhe policë

Rreth 15 persona janë arrestuar mbrëmë pas mesnate, në mesin e të cilëve gati gjysma janë policë, kanë njoftuar burime nga MPB, përcjell Gazeta Express.

Sipas tyre, arrestimet janë bë në fshatin Kuklica të Kratovës, ku është organizuar “party” në kundërshtim me masat në kohë të pandemisë.

Arrestimet janë bë edhe me intervenim të Njësitit special policor. Intervenimi është bë pas denoncimit të fqinjëve, që janë ankuar nga muzika e zëshme, raporton Fokus. Një pjesë e të arrestuarve kanë rezistuar, prandaj është nevojitur edhe intervenimi i njësisë speciale.

Për rastin është njoftuar edhe prokuroria.