MPB-ja lëshon fletarrest ndërkombëtar për Ismet Gurin

Ministria e Brendshme bëri të ditur se ish-funksionari Ismet Guri është në kërkim me fletarrest ndërkombëtar. Gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë nuk e kanë gjetur në adresën ku ndodhej në arrest shtëpiak.

Më herët gjykata e liroi Gurin nga vuajtja e dënimit me burg dhe e zëvendësoi përkohësisht me arrest shtëpiak për shkak të terapisë së rregullt për problemet shëndetësore.

Ish-zëvendësdrejtori në DAP-it ishte i përfshirë në një rast mashtrimi fiskal në të cilin gjithsej 15 persona, përfshirë biznesmenë dhe inspektorë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.