Ministria e Punëve të Brendshme sot do ta shënojë 7 Majin – Ditën e Policisë së Maqedonisë së Veriut.
Solemniteti prej orës 11:30 do të mbahet në Qendrën policore “Gjorçe Petrov”, ku në praninë e udhëheqësisë së MPB-së, të punësuarve dhe mysafirëve të ftuar nga kori diplomatik fjalim do të ketë ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.
Do të ketë ushtrime demonstruese nga njësitet e MPB-së dhe ndarja e pllakateve për kontributin dhe angazhimin e veçantë në punën në Ministri, për të punësuarit në MPB dhe pllakate për falënderim për përfaqësuesit e korit diplomatik.