Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 385 shk*elje.
Ministria për Punë të Brendshme vazhdon të apeloj deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet të miratuara nga Qeveria dhe të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid19.