MPB-ja po e heton inci*dentin mes dy nëpunësve policorë në Tetovë

Në Sektorin për punë të brendshme Tetovë është paraqitur inc*ident mes dy nëpunësve policorë ku edhe ka filluar hetimi nga ana e shërbimit për kontroll të brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në SPB Tetovë në orën 16:00 është paraqitur inci*dent i cili ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve 120 dhe Boris Kidriç ku janë inv*olvuar dy nëpunës policorë. Për rastin është informuar edhe Sektori për kontroll të brendshëm hetime policore dhe standarde profesionale”, kumtuan nga SPB Tetovë.

Paraprakisht zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Toni Angellovski e konfirmoi se është paraqitur inc*ident që ka ndodhur sot pasdite dhe se po vepron sektori për kontroll të brendshëm pranë MPB-së por nuk kumtoi informata për pjesëmarrësit në inci*dent.