Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut ka përjashtuar nga puna Zoran Gjorgjievskin, këshilltarin e ish-ministrit të punëve të brendshme Naqe Çulev.
MPB-ja vlerësoi se ky vendim erdhi si rezultat i sjelljes së tij joprofesionale dhe joetike.
“Vendimi është miraturat në bazë të nenit 208, pargrafi 1, pika 4, 10, 14 dhe 20 nga Marrëveshja kolektive në MPB, dhe në lidhje me nenin 187, paragrafi 1, pika 4, 10, 14 dhe 20 nga Ligji për punë të brendshme” raportojnë nga MPB-ja.
Atij në fund të muajit korrik, me propozim të Sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, iu shqiptua vendimi për suspendim nga vendi i punës.
“Me iniciativë të sektorit të njëjtë, u zbatua procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore, me ç’rast nga ana e komisionit disiplinor deri te ministri i Punëve të Brendshme u parashtrua propozim për miratimin e vendimit për shqiptimin e masës më të ashpër disiplinore. Propozimi u pranua nga ana e ministrit Çulev dhe për personin e lartëpërmendur u konfirmua masa e propozuar disiplinore”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të ministrit Çulev.
Zoran Gjorgjevski-Çikash kishte su*lmuar shefin e Njësisë për siguri në trafik në Tetovë ditën e zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik. Shefi i trafikut në Tetovë, Zoran Talev, raportohet se ishte në terren për të ndjekur një aks*ident që kishte ndodhur më herët.
Në lidhje me rastin, në rrjetet social kishte qarkulluar video nga përl*eshja, e cila u ndërpre nga të pranishmit.