MPB i përgjigjet BFI-së: Nuk kemi bërë presion ndaj jush!

Ministria e Punëve të Brendshme i hedh poshtë informacionet se është kryer presion ndaj imamëve para festës së Bajramit që të mos falin namazin e Bajramit nëpër xhami.

-MPB i hedh poshtë si të pavërteta dhe paushalle deklaratat në reagimin e BFI-së rreth presionit të policisë ndaj përfaqësuesve të këtij komuniteti fetar në lidhje me festën e Fitër Bajramit. Policia nuk ka kompetencë dhe as nuk ka bërë përpjekje të ndikojë ndaj krerëve fetarëve në objektet fetare, por punën e saj e bazon në normat ligjore dhe në Kushtetutë.