Të arrestuarit në aksionin e djeshëm policor janë shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë.
Të arrestuarit janë (SF) 36 dhe (BF) 30 vjecar nga fshati Nigishtan – Shkup, 49 vjecar (ML) nga Gjirokastra, (59) vjecari L NJ – Shkup dhe IE 41 vjec nga Tetova., AP 57 vjec nga Gërceci, 19 vjecari (M A) – Patishka rekë dhe 31 vjecarja K K nga Shkupi.
Mbrëmë, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zyrtarë të MPB-së kanë kryer një aksion të koordinuar policor në disa lokacione të Shkupit. Gjatë aksionit u privuan nga liria dhjetë persona, u shkatësua një grup kriminal ndërkombëtar, anëtarët e të cilit, përveç shtetasve tanë, ishin edhe shtetas shqiptarë dhe kosovarë. Grupi merrej me tregtinë dhe shitjen e paligjshme të lëndëve narkotike, duke organizuar transportin e marijuhanës nga Shqipëria përmes Kosovës drejt vendit tonë, për ta transportuar më tej drejt Turqisë. Gjegjësisht, gjatë natës në rrugën lokale për fshatin Sopishtë policia ka ka ndaluar dy vetura, gjatë kontrollit në bagazhin e njërit nga automjetet u gjet një qese me 27 pako marijuhanë, ndërsa mjeti tjetër kishte për detyrë të raportonte praninë e patrullave policore, pra kishte rolin e “pastruesit”. Të dy personat janë ndaluar dhe lënda narkotike është konfiskuar. Në të njëjtën kohë, në një udhëkryq pranë Qendrës Tregtare në zonën e Bit Pazarit, efektivët e policisë arrestuan tre persona të cilët transportoheshin me një mjet motorik, mes të cilëve një shtetas shqiptar dhe një person u arrestua në vendbanimin Gjorçe Petrov. Njëkohësisht në dalje të pikës kufitare – Bllacë, policia kufitare ka arrestuar një shtetas të Kosovës në tentativë për arratisje nga vendi.