MPB del me detaje për plagosjen e dyfishtë në Haraçinë: Nga një automjet është shtënë me armë zjarri

Dy persona u plagosën me armë zjarri në një incident që ndodhi mbrëmë në fshatin Haraçinë të Shkupit. Rreth orës 19:00, Qendra Urgjente “Nënë Tereza” raportoi në SPB Shkup se të lënduarit, S.A. dhe A.A. nga Haraçina, ishin pranuar me plagë nga armë zjarri.

Sipas raportimeve, në Haraçinë është shtënë me armë zjarri ndaj S.A. dhe A.A. nga dy persona që kanë qenë me një veturë “Audi”. MPB bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.