MPB, DAP-i dhe inspektorët sërish në aksion: Arr*estohen 13 persona

Më 11/12.12.2021 gjatë periudhës prej orës 23.30 deri në ora 02.30 është kryer kontroll nga ana e policëve të Stacionit Policor Manastir dhe policëve të Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir, në koordinim me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektorati Shtetëror të Tregut në dy objekte hotelerike në Manastir.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit në një objekt hotelerik në rrugën “Shirok sokak”, është gjetur marihuanë, dy pako me pluhur droge dhe tri kapsula.
Është paraburgosur një person për konfirmim të identitetit, kurse janë arrestuar 8 persona në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal (prodhim i autorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope).

Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut është konstatuar parregullsi edhe në praninë e pesë personave pa certifikatë të vaksinës anti-Kovid dhe për këtë do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Në një objekt në rrugën “Partizani”, është konstatuar shkelje në bazë të nenit 4 (grindje, bërtitma dhe sjellje arrogante) dhe nenit 6 (dëmtim në gjendje të dehur) nga Ligji për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, pas çfarë janë arrestuar tre persona.

Është arrestuar edhe një person në bazë të nenit 382 të Kodit Penal (pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës), kurse nga Inspektorati Shtetëror i Tregut është konstatuar prani e një personi pa certifikatë për vaksinë anti-Kovid dhe një personi me certifikatë të rrejshme.