MPB arreston shkupjanin që gjërat e vjedhura i shiste në facebook

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot ka arrestuar 33-vjeçari M.B. nga Shkupi. Me urdhër të gjykatës, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në rajonin e Lisiçes policia ka gjetur gjësende të vjedhura në një objekt në rajonin e Ilindenit, në periudhën prej 5 deri 28 shkurt.

“M.B është ndaluar në stacion të policisë dhe gjatë bisedës zyrtare ka pranuar krimin dhe ka sqaruar se produktet e vjedhura i ka ofruar për shitje përmes rrjeteve sociale.
Pas kompletimit të materialit, kundër tij do të bëhet kallëzim penal përkatës”, deklarojnë nga MPB.