Më shumë se 6500 anëtarë janë pjesë e grupit “Dhoma Publike” në “Telegram” në të cilën janë publikuar rreth 10 mijë fotografi eksplicite dhe video të vajzave, viktima të internetit, të dhënat e të cilave keqpërdoren. Në rrjetin “Telegram” anëtarët publikojnë fotografi pornografike, video, emra, adresa, numra telefoni dhe profile të vajzave nga Maqedonia.
Njëra prej tyre është 28 vjeçarja Ana nga Kavadari e cila ka denoncuar krim kibernetik në MPB, por nga atje ka marrë përgjigje se MPB i mbron personat e mitur e jo edhe ata të rritur në situata të tilla. “Tung, unë jam Ana, një nga vajzat fotografia e të cilave u mor nga Instagram, megjithatë mbi fotografinë ishin lënë informacionet, të dhënat personale, mes tjerash edhe numri im i telefonit”, tha Ana.
MPB në koordinim me Prokurorinë ndërmerr masa për zbulimin e rastit. Tashmë janë arrestuar dy persona, ndërsa po punohet për sigurimin e të tjerëve të përfshirë në këtë rast. “Gjatë ditës së sotme kemi arrestuar dy persona. Njëri nga Velesi dhe një nga Manastiri. Por, punojmë në sigurimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast, kështu që si do të arrestohen ashtu do ta informojmë opinionin”, deklaroi Angellovski.
Nga MPB apelojnë deri te qytetarët që çdo informacion në interes të rastit ta ndajnë me ta. Paralajmërojnë zbardhje të plotë të rastit në periudhën e ardhshme. Kanë dërguar kërkesë dhe deri te platforma Telegram, por nuk kanë hasur në bashkëpunim njëjtë si në përvojat e mëparshme. Vlerësojnë se nëse kanë ndihmë nga Telegram, së shpejti do të zbardhin rastin.