MPB: Arrestohen 17 persona, shkelën orën policore


Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së për periudhën 04/05.05) lidhur me masën e kufizimit të lëvizjes është evidentuar se në gjithë shtetin 25 persona nuk kanë respektuar orën policore, me çrrastë janë arrestuar 17 prej tyre, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të merren masa adekuate.

Gjithashtu gjatë natës së kaluar 27 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 138 kanë firmosur vendime për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle tek personat që janë në izolim dhe vetizolim dhe është konstatuar se një person nuk ka respektuar masën e vetizolimit.