MPB: “Alarmi për bombë, i rremë!”

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka njoftuar se ka kryer të gjitha kontrollet për alarmin për bombë.
“Është vërtetuar se denoncimi për sulm është i rremë”, thuhet në prononcim.
Shtojnë se tani janë ndërmarrë masat për verifikim të denoncimit dhe ndërmarrjes së masave dhe sanksioneve kundër personit i cili denoncoi rrejshëm.
“I falënderojmë qytetarët për durimin dhe mediat për raportin profesional ndaj situatës”, thuhet më tej në prononcimin.