MPB: 975 persona kanë shkelur masat për mbrojtje nga koronavirusi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 593 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 308 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë konstatuar gjashtë shkelje.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 975 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.