MPB: 643 shkelje të masave mbrojtëse, izolohen 366 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 366 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 125 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku nuk është regjistruar asnjë shkelje e masës së izolimit-vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 643 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.