Ministria e Punëve të Brendshme informos se gjatë 24 orëve, 905 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 120 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetëizolim.
Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase.
Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse është evidentuar se 1143 persona nuk kanë zbatuar këtë masë.