Reperi i njohur, Mozzik sot (e diel) ka njoftuar se ndodhet në Hagë dhe atje reperi tha se është takuar ish-krye parlamentarin Kadri Veselin. Përmes një postimi të gjatë në InstaStory, reperi nga Ferizaj tha se përveç Veseli ai është pati rastin të takohet edhe me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaci dhe Nasim Haradinajn. Në fotografinë e postuar reperi shihet teksa mban flamurin kuq e zi, ndërsa në një tjetër ai u pa me djalin e Veselin, Klestorin.
Më poshtë postimi i plotë i Mozzikut:
Sapo përfundova vizitën në Hagë, ku takova Kadri Veselin!
I fortë guri , i pa thyeshëm si gjithmonë. Historia që po e përcjellë Kadriun dhe shokët e tij shpresoj që një ditë të merre kahje të duhur. Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë. Pata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë
Të fala Atdheut!
Atdhe! Sa fjalë e ëmbël ! Sa fjalë e shenjtë! Atdhe – tokë që linde djem dhe vajza që të dalin zot. Tokë që marrim me vete ngado që shkojmë.
Sa herë të na marrë malli për ty, ne ngopemi me erën tënde.
Sa herë që ishe në rrezik ne t’u gjendem pranë.
Të ujitëm me gjakun tonë. Gjaku që u bë liri.
Shumë prej nesh nuk janë në mesin tonë, në altar shndrisin ata.
U munduam ta ndërtojmë këtë shtet, të bëhemi një me Evropën .
E bëmë luftën e pabarabartë të barazohemi në paqe me të tjerët.
Unë tani jam larg jush, por mendja dhe zemra është aty me ju.
Çdo minutë pas grilave është i padrejtë për ne.