Mozzik: Mos më falë çika jem nëse të sjelli në Kosovë me jetu

Reperi i njohur kosovar Mozzik është shprehur i pakënaqur me mënyrën e funksionimit të ligjit në Kosovë.

Ai shkroi për disa probleme me të cilat qytetarët kanë hasur dhe vazhdojnë të hasin në to.

“Krimet si vrasje , tentimvrasje , plaçkë , pengmarrje mashtrime e vetëvrasje e overdozë”, janë disa nga ndodhitë të cilat tha se funksionojnë pa pengesë.

Postimi i plotë i Mozik:

“Përderisa ligji s’është i barabartë me krejtë problem që bëhet mirë , po mendoj ligji egziston por nuk po bëhet funksional në gjitha mënyrat. Përderisa lirohën njerëz procedura të rregullta ( armëmbajtje / allti / kallash ) përderisa ka ndërhyrje jo nipi i filanit jo djali i filanit , ligji vdekë n’at moment.

Përderisa shitet droga në shkolla si ktyneher xhevrekat ( vdekë ligji ) Shitën armtë ( pa leje ) si molla , shitet bari kokaina midis qyteti si me qenë tu shit fara . U rrit prostitucioni në nivel dukshëm të lartë , popo u rrit e dini edhe ju që u rrit . Bashkpunimet e Gjyqtarëve me të dyshuar e të akuzuar hala egzistojnë . ( është shumë keq)Bastoret kazinot janë bërë edhe më funksionale se kur ishin hapur , funksionojnë pa asnjë pengesë ( e kuptoj punë e kan ) po nuk lejohet , diçka që prishë dukurinë e qytarëve thjeshtë denojeni denojeni dhe denojeni.

Janë edhe shumë ndodhi tjera që spo më kujtohën por që janë prezente e çdo ditë ndëgjojmë shofim për kto gjëra.Vlen të ceket që kjo dukuri nuk është që 2/3 vite por më gjatë , vetëm që sot po rritet më shumë.Këta lartë jan zingjiri më i dëmshëm për një qytet një shtet a po çfarëdo qoftë.E nga shumica e ktyre të lartëcekurat vijojnë : krimet si vrasje , tentimvrasje , plaçkë , pengmarrje mashtrime e vetëvrasje e overdozë. Mos ma faltë qika jem nëse najher e bi mejetu n’Republikën e Kosovës pa ndrru kto sene”.