Mozzik: E bëra një herë ‘madam’, por pastaj për një kohë të shkurtër ‘lakmitare’

Mozzik dhe Loredana Zefi janë ndarë prej disa vitesh, por përfundimisht i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2021. Çifti, të cilët kanë bashkë një vajzë, kanë qenë shpesh temë diskutimi në mediat e faqet rozë. Pavarësisht ndarjes, ata nuk kanë munguar me dedikime e ‘kunja’ ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi ka qenë reperi nga Ferizaj ai i cili mendohet të ketë hedhur një ‘thumb’ për ish-partneren e tij. I njëjti në një nga koncertet e fundit tha se e ka bërë një herë ‘Madam’, po pastaj për një kohë të shkurtër ‘Lakmitare’, por që nuk ka përmendur ndonjë emër – e që mendohet se i drejtohet Zefit.

“E bëra madam po pastaj pas një kohe të shkurtër. Ja bëra edhe një këngë tjetër, një këngë dëgjoje”, u shpreh ai.
“Lakmitare, ke menduar që dashuria është vetëm pare. Ke menduar që dashuria është hajgare, ti e ke emrin lakmitare”, tha më tej artisti ku në sfond lëshohet “Edhe ti”. Të njëjtit duket se tani nuk ruajnë edhe aq raporte të mira, në bazë të asaj që kanë shpërfaqur në rrjetet sociale.