Trajneri i Totenhanit, Jose Murinjo ka folur pas ndeshjes me Lokomotivën, ku në fund të intervistës është ndalur edhe në përballjen e rradhës kundër Shkëndijës. Murinjo ka thënë se përballjet vetëm me një ndeshje janë të rezikshme, dhe e tillë do të jetë edhe kjo në Maqedoni.
Ai ka thënë se nuk di shumë për klubin shqiptar, por do fillojnë përgatitjet e menjëhershme për përballjen kundër Shkëndijës që do luhet në Maqedoni.