Mourinho do të dëshironte ta drejtonte një ekip rival të Interit

José Mourinho pranon se ai do të ishte trajner i një klubi rival të Interit ‘pa menduar dy herë’.
Special One është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Nerazzurrëve. Ai fitoi tripletën në vitin 2010 dhe është trajneri i fundit i huaj që ka fituar një titull në Serie A.

Sidoqoftë, ai pranoi se do të kthehej në Serie A për të drejtuar një klub rival të kampionëve të ardhshëm italian.
“Do të përpiqesha të shkoja në drejtim të miqve të mi. Ku ka më shumë njerëz nga koha ime? I njëjti president? I njëjti pronar? Lojtarët cilët ishin lojtarët e mi? Unë u jam mirënjohës të gjithëve. Unë i paguaja me punën time për të fituar. Të fitosh më shumë, të fitosh më pak, mos të fitosh, unë jap gjithçka që kam për çdo klub ”, tha portugezi për The Times.

“Kur largohem nga klubet them vetëm gjërat e mira për klubin. Unë nuk jam lloji i personit që do të lajë rrobat e ndyra, jo! Unë gjithmonë shkoj në pozitive. Inter! Kam fituar gjithçka me Interin. Ka një dashuri të veçantë. Por nëse një ditë duhet të shkoj në Itali dhe të drejtoj një klub rival, nuk mendoj dy herë. Unë kam këtë mënyrë profesionale të vështrimit të gjërave. Ndihem mirë me veten time. ”
Interi mundi Crotonen dje dhe do të fitojë titullin e tyre të parë në 11 vjet nëse Atalanta dështon të mundë Sassuolon sot.