“Motrën tënde e kam pa në Prishtinë”, flet vëllai i Egzonës

Një 31-vjeçare nga Podujeva është larguar nga shtëpia mesnatën e së dielës duke mos u kthyer më. Kështu ka raportuar në polici vëllai i saj.

Vëllai, Albion Imeri në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar se bashkëshorti i së motrës kishte ndërruar jetë 3 vite më parë dhe se Egzona jetonte bashkë me katër fëmijët e saj në shtëpinë e burrit.

Natën e dytë të Vitit të Ri, Egzona nga Podujeva e kishte pritur tek familja e babait.

Diku rreth orë 01:00 të mesnatës, ajo kishte dalur nga shtëpia dhe kishte shkuar me një person, duke ia lënë katër fëmijët vëllai të saj pa lajmëruar askënd.

“Po, fëmijët i ka lënë te unë. Fëmijët nuk janë të vogël, 12 vjeç e teposhtë. Ajo ka jetuar në shtëpi te burri, burri i ka vdekë para 3 vjet. Po, nuk ka pasur kurrfarë paralajmërimi as kurgjo, qysh jemi kanë, që kemi festu, masi që kemi shkuar të flem ka dalë prej shtëpisë.”, tha Imeri për Insajderin.

Sipas Imerit, Egzona nuk ishte ankuar asnjëherë që të ketë pasur mosmarrëveshje me familjarët e bashkëshortit të ndjerë.

“Neve nuk na ka treguar nëse ka pasur problem me dikë në familjen e burrit, por qëllimet i din ajo”, ka Imeri për Insajderi.

Tutje, Imeri tregoi se informata e fundit për të motrën i erdhi ditën e sotme nga një grua e cila i kishte thënë se e pa atë në Prishtinë.

Por, Imeri thotë se nuk mund ta besoj pasi nuk mundë të dal e të shkoj në Prishtinë ku largësia në mes Podujevës dhe Prishtinës është 20 minuta/

“Informacioni i fundit që e kam marrë ishte nga ora 06:30 një grua nga Prishtina më telefonoi dhe më tha që kishte parë Egonën në bazë të fotografisë që është shpërndarë. Sipas saj, Egzonën e kishte parë tek “Interexi” te rrethi i Spitalit dhe se ishte nisur në drejtim të rrugës B”, tha Imeri për Insajderin.

Vëllai i saj lutet që ajo të jetë mirë me shëndet dhe që të lajmërohet sa më shpejt.

“Na vetëm i lutemi Zotit që ajo të jetë mirë, me shëndet dhe që të lajmërohet sa më shpejt”, tha më tej ai për Insajderin.