Motrat Zalli, nga arratia prej Shqipërisë së ’97-ës, tek suksesi britanik

Historia

e Detinës dhe Argita Zallit është ajo që shkruan çdo emigrant shqiptar, që një udhëtim të vështirë, drejt një jetë të re, e shndërron në fitore. Ato u larguan nga Shqipëria drejt Britanisë, gjatë një viti të trishtë për vendin, më 1997-n ndërsa ishin vetëm 9 vjeç.

Aktualisht dr. Detina Zalli, punon si drejtoreshë e kurseve shkencore në universitetin Cambridge në Britaninë e Madhe. Ajo ka zhvilluar ndër të tjera postdokturën në Shkollën e Mjekësisë së Harvardit në Shtetet e Bashkuar. Motra e saj binjake, dr. Argita Zalli, është pedagoge mbi bioshkencën mjekësore e klinike, në Imperial College të Londrës. Ajo ka kryer trajnimin e saj kërkimor për postdokturën në Kolegjin Universitar të Londrës.

Së fundmi ato kanë rrëfyer historinë e jetës së tyre në TEDx Swansea, pjesë e programin të njohur TED, nën një ligjëratë të titulluar “Si të kapërcesh vështirësitë”, një rrëfim, rreth vështirësive të largimit nga Shqipëria në një vit të errët për Shqipërinë. Gjatë bisedës me Zërin e Amerikës ato flasin mbi përvojën e tyre, vështirësitë dhe arritjet. Me motrat binjake bisedoi Menada Zaimi. VIDEO