Motra më e keqe se i vëllai, kush është Kim Yo-jong që pritet të drejtojë Korenë e Veriut

Kim Yo-jong është motra më e vogël e Kim Jong-un dhe tani mendohet se do të ketë në radhën për të marrë drejtimin e vendit. Kjo pasi disa raporte sekrete thonë se Kim Jong-un është në gjendje gjendje kome. Mediat e huaja shkruajnë se Koreja e Veriut tani është duke u përgatitur t’i dorëzojë pushtetin motrës së Kim Jong-un.
Por kush është 32-vjeçarja Kim Yo-jong?

Kim, 32 vjeç, lindi në muajin shtator më 1987. Ajo është vajza e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-il. Kim Yo-Jung ka pasur një lidhje të ngushtë me vëllain Kim Jong-un që në moshë të vogël. Të dy studiuan së bashku në Zvicër midis viteve 1996 dhe 2000. Më pas ajo vazhdoi arsimimin e saj në Universitetin Ushtarak “Kim Il-sung” dhe më vonë për shkenca kompjuterike në universitetin “Kim Il-sung”. Yo-jong është e martuar me Choe Song, djali i zyrtarit të lartë ushtarak të Koresë së Veriut dhe politikanit Choe Ryong-hae, dhe një fëmijë me të.

Por, analistët thonë se po erdhi në pushtet, 32-vjeçarja përbën një kërcënim më të madh nuklear për SHBA-në se sa i vëllai. Profesori Sung-Yoon Lee parashikon ndër të tjera se motra e vogël e Kim Jong-un ka për qenë një diktatore më e keqe. “Mënyra se si ajo duhet të ndërtojë besueshmërinë dhe për të fituar respektin e të tjerëve nuk do të bëjë duke qenë e mirë, po duke qenë një diktatore e ashpër me njerëzit dhe kërcënim i besueshëm bërthamor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur ai.

Ndërsa, David Maxwell, kolonel në pension i ushtrisë amerikane deklaron:
“Unë nuk kam parë ndonjë provë, asnjë tregues se si ajo mund të sundojë, por spekulimet e mia , duke pasur parasysh reputacionin dhe historinë e familjes është se ajo do të sundonte me një grusht hekuri.”