Motoristi nga Gostivari humb jetën në Shqipëri


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka nodhur paraditen e kësaj të diele në aksin Librazhd- Prrenjas.Viktima thuhet se ka qenë duke ecur me motor kur është përplasur me bordurën e rrugës.

Aksidenti ka ndodhur shumë pranë urës së Bushtrices.Në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, te vendi i quajtur “Ura e Bushtricës”, mjeti motoçiklet me targa GV 3425 AD me drejtues shtetasin Zyrdi Hasani 60 vjeç, banues në Gostivar Maqedoni, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motoçikletës nga rruga është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkak është lagështia në rrugë.