Motoçiklistët në Maqedoni vazhdojnë të jenë grupi më i rrezikuar në komunikacion

Nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion thonë se sipas statistikave, motoçiklistët vazhdojnë të jenë grupi më i rrezikuar në komunikacion.

“Statistika për motoçiklistët që përfshihen në ak*sidente rrugore është shqetësuese. Sipas të dhënave, vjet kanë humbur jetën 125 persona në ak*sidente, ndërsa 18 prej tyre janë motoçiklistë”, thonë nga KRSK.

“Gjendja me sigurinë e motoçiklistëve në komunikacion është shqetësuese nëse merret parasysh fakti se në Maqedoni ata përbëjnë rreth 2% të numrit të pjesëmarrësve në komunikacion, ndërsa në vitin 2020, rreth 15 nga numri i përgjithshëm i të vd*ekurve janë motoçiklistë. Duhet të potencohet se krahas kufizimeve ligjore, për shkak të kushteve të motit, motoçiklistët në komunikacion janë aktiv vetëm gjashtë muaj”, thuhet në njoftimin e KRSK.

Motoçiklistët, sipas KRSK, më së shpeshti ak*sidentohen dhe mbesin vi*ktima nga tejkalimi i shpejtësi dhe mospërdorimi i pajisjeve mbrojtëse dhe helmetës mbrojtëse.