“Motivimi në thelb paraqet bazën e suksesit në arsim”

Një shoqëri e zhvilluar, “merr frymë” nga të rinjtë. Të rinjtë janë mundësia për të ecur përpara. Ato janë zhvillimi, përparimi, progresi. Të rinjtë janë motivimi i një të ardhmeje të suksesshme, i një kombi të zhvilluar, i një historie të lavdishme. Pikërisht jemi ne të rinjtë, sepse ne zotërojmë të gjithë potencialin e duhur për progres, ndryshim e revolucion.
A keni menduar ndonjëherë se çfarë roli luan mënyra se si ju e motivoni vetën në arritjen e qëllimeve tuaja?
Është ndoshta një pyetje e rëndësishme për t’ia thënë përgjigjen, sepse kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni të qëndrueshëm në rrugën e qëllimeve tuaja.
“Motivimi është çelësi për të qenë i suksesshëm dhe për të arritur qëllimet.”
Bota ndryshohet nga shembujt e njerëzve,sepse jan ata që një libër që dëshirojnë ta lexojnë por ende nuk është shkruar,e shkruajnë vet.
Normalisht fakti se sa jeni te gatshëm të qëndroni dhe të përshtateni me rrethanat e jetes percakton nëse do të fitoni ose jo.
Formula e cila unë e kam emëruar si “formula S3” do ju ndihmojë ti balanconi faktorët kryesorë për një mënyrë jete të sukseshme.
1.Sukses-cakto disa kritere për përkufizimin e suksesit për ty.

2.Strategji-krijo një plan për të arritur balanc mes punës dhe jetës tënde.

3.Sinergji-sigurohu që të jesh i fokusuar në marrëdhënie dhe bashkëpunime kreative me ata që të rrethojnë.

Formimi i njeriut dhe shoqërisë së suksesshme është një çështje e vjetër. Nëse sukses don të thotë të arritura ne jetë,atëherë shtrohet pyetja se cila është rruga që të shpie deri tek suksesi.

Ne Amerikë disa punëtorë kishin lexuar nje libër, ‘çelsi i suksesit’, dhe i kishin zbatuar këshillat e tij, vizualizonin qëllimet e tyredhe gjat gjithë kohës mendonin për të . Por pasi kaloi kohë panë që rezultatet që dëshironin nuk dukeshin askund. Mendonin se suksesi do iu vinte në pjatë argjendi vetëm për faktin se mendonin gjatë gjithë kohës për të. Pra për të mos rënë në konfuzione të tilla duhet ta qartësojnë thelbin e sekretit të suksesit.

Gjëja e parë që duhet ta kemi të qartë është kuptimi i fjalës sukses.

Sukses don të thotë të arrish të gjitha ëndrat dhe qëllimet e tua personale.

Pra nga kjo del që suksesi nuk është e njejta gjë për të gjithë. Per dike suksesi është të bëhet ambasador,për dikë mjek kurse për dikë tjetër është të behet lojtar i skuadrres së Barcelones. Ëndrrat jane plani final, pra vizioni përfundimtar,kurse qëllimet janë ata të cilat nëse arrijnë të përcaktohen kontribuojnë shumë në realizimin e ëndrrave. Pra në shembullin që përmendëm më parë në qoftë se dëshiron të bëhesh ambasador qëllimet e përcaktuara do të jenë: te diplomohesh për shkenca politike, të zotërosh aftësi shumë të mira komunikuese, të mësosh disa gjuhë të huaja, etj.

Rruga e suksesit është si ajo thënia latine “per aspera ad astra”(Nëpër therra deri në yje!) Pra sukseset nuk arrihen drejtë për së drejti.Rruga drejt tij nuk është e njëjtë për të gjithë,ajo kërkon punë të vazhdueshme dhe votëbesim të plotë.

Dua të potencoj një shembull të thjeshtë për të sqaruar më lehtë se për çka bëhet fjalë.

Ti marim shembull ata që kanë mësuar të ngasin makinën dhe asnjëri prej tyre nuk ka arritur të mësojë që me vendosjen e parë të duarve në timon,por kanë arritur të mësojnë përmes shumë provave të dështuara deri sa kan gjetur mënyrën e duhur.

Shembull:nëse njërit i duhen njëzet prova të dështuara për të arritur qëllimin kurse tjetrit pesëdhjetë,por kryesorja qëne fund që të dy do arrijnë qëllimin e paraparë.

Sigurisht numri i provave mvaret edhe nga aftësitë personale dhe eksperiencat e mëparshme.

Pra të theksojmë:

*Suksesi mvaret nëse do të jesh ne gjendje te provosh numrin e duhur të provave deri sa të gjesh metodën e saktë për realizimin e qëllimit.

*Ndërkohë që provon dhe dështon fikso gabimet që të përmirësohesh në përpjekjen tjetër.Vetëm në këtë mënyrë do të mësoni se çfarë jep rezultate dhe çfarë jo.

*Jeni fleksibil edhe kur e shihni që një metodë nuk funksionon,atëherë provojeni një metodë tjetër,përndryshe nuk do të mësoni kurrë metoden se si arrihet apo si bëhet diçka.

Atëherë dua të përmend një rast nga jeta e një shkrimtari që ndoshta të gjithë nje e njohim,Çarls Dickens.

Dickens’i punonte si një tiketngjitës në një llogor të një fabrike,por ëndra e tij ishte që të bëhet shkrimtar,kështu ai shkruante vazhdimisht përmbajtje të ndryshme. Shkrimet e tij i dërgonte për botime nëpër revista dhe gazeta por vazhdimisht merte përgjigjen se punimet e tij nuk e kishin vlerën e duhur për tu botuar dhe për të ju ofruar lexuesve.Por Dickensi asnjëherë nuk hoqi dorë nga synimi i tij,qi vazhdoi të shkruante dhe ti dorëzonte shkrimet në ndonjë redaksi tjetër botimi.Kështu kishte vazhduar deri në një çast kur një redaktor i zgjuar dhe vizionar ishte ndalur dhe duke u përqendruar tek shkrimet e Dickensit kishte konstatuar se në brendinë e sentencave të këtij të rriu kishte shumë gjëra të dobishme qe duheshte të nxiren në shesh. Me botimin e këtyre teksteve kishte ndodhur një revolucion shumë i rëndësishëm që kishte ndryshuar krejtësisht rrjedhën e jetës së Dickensit.Kështu ai u bë ai që njihet sot,një autor mjaftë i lexueshëm.

Me një fjalë nevojitet të hiqet perdja,të hiqet pluhuri i mendjeve të ndritura.

Suksesi arrihet vetëm duke pasur një imagjinatë të bujshme,duke pasur vetëbesim ,duke siguruar përsosmërinë,duke vënë qëllime para vetes ,duke mesuar pa ndarë dhe duke bartur përgjegjësi për çdo hapë që hedhë.

Prandaj edhe ne duhet ti motivojmë dhe ti nxisim njerëzit,të bëjmë përhapjen e suksesit dhe të arriturave,sepse shoqëritë të cilat ne sot i konsiderojmë si botë e avancuar në të gjitha aspektet e jetës kanë arritur këtë gjë,domethënë ata kanë bërë socializimin e suksesit.Ata kanë arritur të ngrisin nivelin e vetëbesimit tek të gjithë njerëzit,e me këtë është ngritur edhe niveli i sukseseve të individëve dhe shoqëris, apo ka korrur sukses i gjithë kombi në tërësi.

Atëherë lind pyetja se si t’ia fillojmë kësaj rruge ?

Një nga pengesat më të mëdha qe hasin njerëzit kur duan te kenë sukses është mendimi se ata duhet të posedojnë një pikë starti nga t’ia fillojnë. Ky është një besim i gabuar,megjithatë në disa hapa mund të sqarojmë se si të zgjedhësh ndonjë gjë komplekse pa ditur fare nga t’ia fillosh.

Shembull:

Hapi i parë: të supozojmë se ti don të mësosh programet e kodeve kompjuterike megjithatë nuk posedon asnjë informacion mbi ato. Atëherë gjëja e parë që duhet të bësh është të kërkosh ne google me fraza si “si të krijosh programe kompjuterike?”,dhe lexo 10 faqet e para të rezultateve.Pasi të përfundosh me leximin e tyre, ti do kesh përfituar disa njohuri bazë .

Hapi i dytë: pasi të përfundosh me njohurit elementare do fillosh me kërkim të frazave më specifike,dhe sa ma thellë që depërton ne tema dhe sa më shumë prova që realizon do e vërtetosh që aq më te profesionalizuar do e ndjesh vetën.

Me leximin e artikujve të parë do të kuptosh vetëm 10/20% prej tyre,por me vazhdimin e leximit kjo përqindje do ngritet gradualisht.

Hapi i tretë(fundit):Pas disa ditësh do e shohësh vetën duke kërkuar për terme shumë më specifike.Pra nga hiçi ti u bëre një profesionalist.

Andaj përderisa jeni duke lexuar diqka të re dhe e kuptoni vetëm një përqindje të vogël prej saj,mos u dëshproni e mos u dorëzoni sepse përderisa ti vazhdon fokusimin në kauzen tënde të paraparë,kjo përqindje do të rritet gradualisht.

Njeriu i sukseshëm nuk paraqitet direkt në majat e suksesit ,ai gatuhet përgjatë jetës dhe i formon tiparet e tija një nga një.

Andaj ne sot duhet ti përqafojnë fortë ëndrat dhe qëllimet tona,ti përqafojnë fortë edukimin dhe arsimimin tonë.

Arsim kudo…Arsimin duhet ta konsiderojmë si një laborator mjekësor,që ofron mjekim për çdo sëmundje që ka sistemi shoqëror. Vetëm me ndihmën e tij kombi ynë mundë të arrijë çdo sukses duke u ngjitur në majat më të larta,ku të gjitha mëndjet do jen të përqendruara tek i njejti objektiv.

Dhe në fund dua të përfundoj me një thënie të profetit ton,Muhammedit s.a.v.s : “Në humbje të madhe është ai person që i ka dy ditë të ngjajshme…”