Moti sot do të jetë me diell, me temperatura deri në 25 gradë celcius

Mëngjesi sot do të jetë më i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të moderuara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë më i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të lehta. Temperatura minimale do të bjerë deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë.

Edhe të mërkurën moti do të jetë stabil dhe me diell, me një mëngjes të ftohtë. Të enjten do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa pasdite kryesisht në zonat perëndimore do të ketë reshje të herëpashershme shiu.
Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, të premten, gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, në shumë vende do të ketë reshje të përkohshme shiu, të cilat në disa zona do të jenë më të bollshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë kushte për stuhi.