Moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me vr*anësira të vogla lokale. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në -1 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 0 deri në 9 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me diell dhe i ftohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në -7 ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 5 gradë Celsius.
Deri të shtunën do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë. Moti i kthjellët do të kushtëzojë ditëve në vijim temperaturat e mëngjesit të jenë të ulëta, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten kur vende-vende do të ulen edhe nën minus 10 gradë Celsius. Të premten dhe gjatë fundjavës nëpër disa fushëgropa do të ketë mjegull