Moti sot ne Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga orët e mesditës i paqëndrueshëm, në më shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në nivel lokal do të ketë procese më intensive në formë të motit të lig me shi më të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitjen e breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 32 gradë. UV=6.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e motit të lig. Temperatura minimale do të ulet deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri në 30 gradë.

Deri të premten do të mbajë mot i paqëndrueshëm, paradite kryesisht me diell, ndërsa pasdite në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me më shumë reshje shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër.