Moti sot në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira. Në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima e vetëtima.
Në pjesët perëndim të vendit pritet që të ketë të reshura më të theksuara.
Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme në drejtimin juglindor, që pritet të arrij deri 70 kilometër në orë.
Temperatura minimale do të lëvizë na 7 e deri më 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë nga 20 deri më 27 gradë Celsius.