Moti sot do të jetë me diell dhe do të fryjë erë, me temperatura deri në 22 gradë celcius

Sipas informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), sot pritet mot me diell, por me erë të fortë. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, veçanërisht përgjatë rajonit të Vardarit dhe në pjesët lindore të vendit, ku shpejtësia e saj do të arrijë deri në 70 kilometra në orë.

Sipas DPHM, temperaturat minimale të mëngjesit sot do të variojnë nga 2°C në Mavrovë deri në 15°C në Gjevgjeli, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga 12°C në Mavrovë deri në 21°C në Gjevgjeli. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me pak vranësira lokale, por me erë të fortë nga veriu.

“Temperatura minimale do të zbresë deri në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 22°C,” informojnë sinoptikanët.

Sipas parashikimit të DPHM, në dy ditët e ardhshme moti do të jetë me diell, me temperatura të ulëta në mëngjes që do të rriten gjatë ditës. Nga e enjtja priten reshje të reja shiu, që në disa pjesë të shtetit do të jenë më të dendura.