Moti sot

Moti do të jetë kryesisht i vranët, pasdite duke filluar nga pjesët perëndimore me reshje të shiut, ndërsa në male të borës. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës reshjet do të kalojnë në borë edhe në vendet më të larta. Reshjet do të jenë më intensive në pjesët perëndimore, ku do të formohet shtresë e re e borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, veçanërisht në pjesët perëndimore, të cilat kah fundi i ditës do të ndryshojnë në erë veriperëndimore dhe do të përforcohet përgjatë Vardarit, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 5 deri 12 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i vranët, pasdite me reshje të shiut, më intensive në orët e vona të pasdites. Gjatë natës në disa pjesë të Luginës së Shkupit reshjet do të kalojnë në borë. Paradite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugperëndimore, ndërsa pasdite dhe kah fundi i ditës erë e përforcuar veriperëndimore.

Temperatura minimale do të bie në 0, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë 10 gradë.

Nesër do të fryjë erë e fuqishme veriore, temperatura do të bie, ndërsa kryesisht në rajonet malore do të bie borë e lehtë. Pastaj në ditët e ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturës ditore, informojnë nga DPHM.