Mot i ndryshueshëm dhe me vranësira mesatare pritet edhe ditën e mërkurë me kushte për reshje të dobëta lokale shiu, do të fryejë erë e dobët. Temperaturat minimale prej -1 deri 5 gradë, ndërsa maksimalja prej 12 deri më 19 gradë.
Të enjten mot i ngjashëm, me reshje lokale shiu dhe erë të dobët, me temperatura të mëngjesit edhe më të ulëta që do të shënohen minus 3 deri 4 gradë, derisa ato të ditës do të shënojnë rritje dhe do të luhaten prej 12 deri 20 gradë.