Moti për ditën e shtunë, Festën e Kurban Bajramit

Në prag të festës së Kurban Bajramit pritet mot më i freskët. Të premten dhe të shtunën parashikohet të ketë mot të ndryshueshëm, i vranët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të dendura shiu (mbi 20 l/m2) dhe rënie e ndjeshme të temperaturave. Proceset lokale pritet të jenë në formë stuhie me shkarkime të forta elektrike, breshër dhe erëra të forta.

Të dielën do të ketë reshje të herëpashershme shiu, ndërsa nga e hëna moti do të jetë përsëri më stabil dhe me rritje graduale të temperaturave ditore. Ndërsa, sot po mban mot me diell dhe i ngrohtë, me kushte për paraqitjen e vranësirave lokale mesatare. Fryn erë e dobët deri në mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale janë në intervalin prej 11 deri në 20 gradë , ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë.

UV indeksi është =9. Edhe në Shkup mban mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe erë mesatare.Temperatura minimale pritet të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale mund të arrijë deri në 33 gradë. Medina Ajeti /SHENJA/