Edhe krahas paralajmërimeve për reshje të rrëmbyeshme të shiut në ditët në vijim, nuk ka rrezik nga derdhja e disa lumenjve më të vegjël në vend, por është e mundur dalja e ujit në mjediset urbane, paralajmëron DPHM.
“Duke filluar nga orët e sotme të pasdites e deri gjatë disa ditëve në vijim, si rezultat i aktivitetit ciklonik, do të përqendrohet mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, breshër dhe erë. Në disa vende të shtetit paralajmërohen reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut (në disa vende mbi 30 litra në metër katror, me ç’rast nuk ka rrezik nga derdhja e lumenjve më të vegjël”, theksojnë nga DPHM.
Sipas Drejtorisë, në disa vende reshjet pritet të jenë më intensive, afatshkurte dhe të jenë në formë të motit të lig të shoqëruar me erë të fuqishme.
“Për këtë shkak,është e mundur dukuria e daljes së ujërave në mjediset urbane për shkak të pamundësisë për qarkullimin e saj. Gjithashtu, gjatë reshjeve afatshkurta intensive, është e mundur rritja lokale e shpejtë e nivelit të ujit tek lumenjtë më të vegjël dhe derdhja e tyre lokale. Në rrethana të tilla, paralajmërojmë për lëvizje të kujdesshme afër lumenjve më të vegjël”, informon DPHM.