Moti gjatë fundjavës

Moti nesër do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa në pjesën perëndimore herë pas herë i përforcuar nga drejtimi perëndimor. Nga mesdita, veçanërisht në pjesët veriore dhe lindore, do të ketë paraqitje lokale me vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtëra të përcjella me erë të fortë. Indeksi UV do të jetë 6.

Siç informon DPHM, në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare jugore. Prej mesditës do të krijohen kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu të shoqëruara me bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 29 gradë.

Mot i ndryshueshëm me vranësira do të mbizotërojë këtë fundjavë, herë pas here i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht, sidomos nesër do të krijohen kushte për paraqitje të stuhisë afatshkurtër me shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit.

Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e fortë veriperëndimore e cila do të shkaktojë rënie të lehtë të temperaturave.