Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 22 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 29 persona nuk kanë respektuar vendimin për kufizim të lëvizjes, respektivisht orën policore. Gjithsej 22 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 41 personave ndërsa 16 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku nuk janë regjistruar shkelje.